
Qeveria Studentore Barletase organizoi udhëtimin dy ditor në Malin e Zi. Një fundjavë argëtuese për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin dhe për të vizituar atraksionet turistike në Mal të Zi.
Ndalesa e parë ishte në qytetin e Ulqinit, ku studentët u njohën me bukuritë natyrore dhe kulturore si Qyteti i Vjetër i Ulqinit, Ada Bojana dhe Lumi Bojana, Gjiri i Valdanos, Ulqini i Vjetër dhe qyteti i vdekur i Sas.
Ndalesa e radhës ishte në Kotor dhe Budva ku vizituan qytetin e vjetër të Kotorit dhe Budvës, portin e Jahteve, Gjirin e Kotorit (shëtitje me skaf), kërcimtaren e Budvës etj..
