
Departamenti i Drejtësisë, UNDP - ja (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim) Klinika e ligjit Barleti, AIPA (Instituti Shqiptar për Çështje Publike), vijojnë me një bashkëpunim të frytshëm zbatimin e projektit “Perceptimi i Qytetarëve mbi ofrimin e Ndihmës Juridike Falas”, ku një ndër qëllimet është matshmëria mbi perceptimin e qytetarëve mbi ofrimin e ndihmës juridike falas.
Nën kujdesin e përgjegjëses së Departamentit të Drejtësisë Prof. Asoc.Dr. Elizabeta Imeraj, me pjesmarrjen e kolegëve anëtarë të Departamentit studentët patën mundësinë e trajnimit me eksperten Dr. Stefanie Lemke, me datë 19.02.2024.
Kjo eksperiencë unike është një mundësi shumë e mirë zhvillimi profesional që i ofrohet studentëve Barletas që kanë zgjedhur të studiojnë Drejtësi pranë UniBAs.
Rruga drejt suksesit vijon...
