
Qeveria Studentore zhvilloi takimin e radhës me prezencën e Rektores së Universitetit Barleti, Prof.Dr. Suzana Guxholli dhe Dekanes së Studentëve Dr. Elda Mamoçi.
Në këtë takim të zhvilluar javën e pare të nisjes së semestrit dytë ishin në fokus këto tema:
-Ecuria e proçesit mësimor;
-Sezoni i provimeve;
-Shqetësimet dhe propozimet e studentëve për përmirësimin e jetës akademike dhe studentore;
-Organizimi i aktiviteteve të ideuar nga Qeveria Studentore.
Gjatë takimit u diskutua mbi problematikat që mund të hasen gjatë procesit mësimor, frekuentimi i orëve të mësimit nga studentët, mundësitë dhe nismat që gjallërojnë jetën studentore, si dhe angazhimi në Klubet Studentore etj..
