
Pas përfundit me sukses të sezonit të provimeve semestrale, studentët e vitit parë UniBA në degët Arkitekturë, Dizajn Interior dhe Produkti, Psikologji dhe Sporte, u organizuan së bashku në një aktivitet argëtues.
Barletasit zgjodhën sportin e Painball për të kaluar disa momente të bukura, si një mënyrë për të rifituar energji për semestrin e dytë. Aktivitete të tilla janë të vlefshme për të krijuar lidhje më të afërta me njëri-tjetrin dhe për të qenë aktiv në evente të ndryshme brenda ose jashtë Universitetit Barleti.
Ne i urojmë studentëve tanë suksese në semestrin e dytë.
