Në datë 3 shkurt 2023 studentët e Universitetit Barleti ishin të ftuar për të ndjekur nga afër një prodhim televiziv, i njohur edhe si eksperiment social, Big Brother Albania VIP 3, pranë ambienteve të Top Channel.
Studentë të sporteve, shkencave të komunikimit, marketingut, si dhe pjesë e Klubeve studentore u prezantuan nga moderatori i spektaklit, Ledion Liço. Prezantuesi vuri theksin tek prezencave e studentëve kampion të sporteve që prej vitesh po triumfojnë në kompeticione të ndryshme. “Sonte kam kënaqësinë të kem të ulur krah meje studentët ekselentë dhe kampionë të Universitetit Barleti. Studentë në fusha të ndryshme të shkencave ekzakte dhe shoqërore, por edhe kampion në sportin e Voleybollit”, theksoi Ledioni.
Kjo eksperiencë i ofroi mundësinë studentëve tanë të shikojnë se si realizohet dhe zhvillohet një nga programet më të ndjekura televizive.