
Departamenti i Drejtësisë organizoi sot leksion të hapur me temë “Alternativat e dënimit me burgim dhe roli i shërbimit të provës” në kujdesin e Përgjegjëses së Departamentit Prof.Asoc.Dr. Elizabeta Imeraj.
Në leksion referoi Drejtori i Shërbimit të Provës, z. Klevis Qose dhe specialistë të Shërbimit të Provës.
Studentët patën mundësinë të njihen me mënyrën se si funksionon Shërbimi i Provës dhe rëndësinë që paraqet. Universiteti Barleti jep mundësinë e zhvillimit të praktikës mësimore në këtë institucion duke bërë të mundur që studentët të njihen nga afër me problematikat dhe zgjidhjet e rasteve të ndryshme.
Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Barleti dëshmon bashkëpunimin e mirë me institucionet e ndryshme ligjzbatuese, në mënyrë që studentët të njihen nga afër me sistemin e drejtësisë.
