
Barleti Volley e ka filluar me një fitore të pastër 3-0 kundër Lushnjes fazën e dytë të Kampionatit Kombëtar të ligës Superiore të Volejbollit.
Pas një periudhe të lodhshme përgatitore e kemi nisur me fitore këtë fazë shumë të rendësishme për ne si ekip.
Ndeshjet do vijnë duke u vështirësuar sepse kundërshtarët janë forcuar shumë në merkaton e dimrit por ne do përpiqemi të sfidojmë çdo ekip që do të kemi përballë.
"Urime vajzave për fitoren megjithëse luajmë në temperatura shumë të ulta në këto ditë dimri."- u shpreh traineri Altin Gorenxa pas ndeshjes
