Studentët e vitit të parë në degën “Dizajn Interieri dhe Produkti” zhvilluan sot ekspozitën e tyre të parë të titulluar “Fillime”.
Ekspozita e çelur më 2 Shkurt 2024, në ambientet e Hollit të Universitetit Barleti u drejtua nga Profesor Andi Papastefani.
Në kuadër të lëndës Parimet e Vizatimit dhe Ilustrimit -1, ekspozita e studentëve të dizajnit përmban punime të realizuara në klasë ku studentët u njohën dhe vizatuan: objekte të dizenjuara, objekte arkitektonike, natyra të qeta, objekte në terren etj..