Klubi i Psikologjisë, zhvilloi aktivitetin me temë “Promovimi i shëndetit të mirë mendor” ku i ftuar nga studentët e klubit ishte Phd. Elvis Popaj, pjesë e departamentit të Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit në UniBa.
Përgjatë aktivitetit reflektuam mbi cështje të rëndësishme të lidhura me shëndetin mendor si për shembull: shenjat e përkeqësimit të shëndetit mendor, stigma e pranishme në shoqërinë tonë për çështjet e lidhura me shëndetin mendor dhe cilat mund të jenë disa nga aktivitetet që mund të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit tonë mendor etj..
Takimi u mbyll duke marrë informacion mbi shërbimet që janë të pranishme në kontekstin Shqiptar për adresimin e problemeve të shëndetit mendor.
Bashkohu me ne në nxitjen e një kulture të vetëdijes për shëndetin mendor dhe mirëqenien!