
Joni Baboci, arkitekti dhe planifikuesi i njohur, ka ndarë perspektivën e tij me studentët dhe pedagogët mbi kompleksitetin urban dhe planifikimin në kontekstin e kaosit. Duke u përqendruar në projektet e tij të mëdha në nivel global, ai ka shpjeguar rolin e të dhënave gjeohapsinore dhe inteligjencës artificiale në menaxhimin dhe qeverisjen e qyteteve.
Joni Baboci, themeluesi i Layer (https://getlayer.xyz), është një ekspert i njohur në fushën e planifikimit hapësinor. Me përvojën e tij të pasur dhe kontributin në projekte ndërkombëtare, ai ka shërbyer si konsulent për institucione të rëndësishme si Banka Botërore. Për më shumë informacione rreth Joni Baboci dhe projektet e tij, vizitoni faqen e tij zyrtare: https://joni.baboci.net.
Gëzohemi të njoftojmë se Joni ka shprehur dëshirën për të qënë shumë pranë studentëve të Universitetit Barleti me hapjen e një faqeje në platformën e tij, Layer, ku studentët mund të gjejnë burime, informacione dhe ndihmë në fushën e planifikimit hapësinor. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar më tej dhe për të pasur një lidhje të ngushtë me një ekspert të fushës.
Faleminderit përsëri për pjesëmarrjen tuaj në Leksionin e Hapur. Ndihuni të lirë të na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje apo sugjerim.
