
Zyra e karrierës në bashkëpunim me klubin e Karrierës zhvilluan trajnimin “Si të shkruajmë një Cv dhe letër motivimi?”
Trajnimi u drejtua nga eksperti i karrierës Msc. Erion Muça. Trajnimi u përqendrua për të zhvilluar aftësitë e studenteve në shkrimin e një CV bindese.
Në këtë sesion u trajtuan:
- Çfarë kërkojnë realisht punëdhënësit kur postojnë një mundësi dhe si t'u përgjigjemi nevojave të tyre;
- Çfarë duhet të vendosni në CV dhe letrën tuaj motivuese, veçanërisht kur mendoni se nuk keni përvojë të mjaftueshme për të qenë konkurrues;
- Si të organizoni në mënyrë strategjike CV-në tuaj për të tërhequr vëmendjen e punëdhënësve.
Ky aktivitet shfaqi një interes të lartë nga ana e studentëve të cilët morën përgjigje për të gjitha pyetjet e tyre rreth shkrimit të Cv-së dhe mënyrës se si duhet prezantuar gjatë një interviste pune në kompanitë që studentët synojnë të punësohen.
