
Barletasi Indrit Çullhaj na përfaqëson denjësisht prej vitesh në shumë aktivitete në sportin e xhudos.
Studenti elitar në Universitetin “Barleti” është kampion në sportin e xhudos dhe fitues i 135 medaljeve ndërkombëtare në turne të ndryshme.
Indrit Çullhaj mban titullin Kampion Ballkani me katër medalje të para dhe tre medalje të dyta e të treta. Fitues i 135 medaljeve ndërkombëtare në turne të ndryshme
Cullhaj ka marr titullin sportisti më i mirë i të gjithë kohërave. Numëron pjesëmarrje të shumta në evente të rëndësishme si Lojrat Olimpike Tokyo 2020, Lojrat Mesdhetare si dhe Lojrat Europiane.
Gjithashtu për vitin 2022-2023 shpallet sportisti më i mirë, bashkë me tranjerin e tij Shkurt Çullhaj, gjithashtu student në Universitetin “Barleti”
I urojm vetëm suksese vëllezërve, Indrit Çullhaj dhe Shkurt Çullhaj dhe sa më shumë medalje të na bëjnë gjithmonë krenar.
