
Qeveria studentore e UniBA organizoi një udhëtim dy ditor në Valbonë dhe Prizren me pjesëmarrjen e studentëve nga të gjitha programet e studimit.
Për dy ditë studentët e Universitetit Barleti, shoqëruar nga stafi akademik i UniBA vizituan atraksionet natyrore të Valbonës, ku patën mundësi të vizitonin të zbulojnë traditat e bukura të kësaj zone turistike.
Gjithashtu ata ndaluan në një nga qytetet më të bukura të Kosovës, Prizreni që ndër shekuj njihet si qytet i kulturës dhe i traditës.
Udhëtimit ju bashkuan edhe katër studentët Erasmus nga Spanja.
