
Ekipi i volejbollit të vajzave të Universitetit Barleti shpallet Kampion për vitin e dytë rradhazi në Kampionatin e organizuar nga Federata e Sportit Universitar, duke mundur paster në finale Ekipin e Universitetit të Sporteve.
"Një fitore e veçantë që na shijon shumë sot e vajzave, sepse puna vëmendja dhe serioziteti me qëllim gjallërimin e jetës studentore i dhanë frytet e veta. Urime vajzave dhe trainerit dhe pedagogut të tyre Altin Gorenxa që shtuan në palmaresin e trofeve të Barletit edhe këtë kupë"- u shpreh Pergjegjesi i Departamentit të "Edukimit Fizik dhe Sporteve", Dr. Artan Pogoni
