
Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit më 15.12.2023 nisi me sukses trajnimet e radhës për Udhërrëfyes turistik të specialitetit të veçantë (hiking/kayaking/kanoe/zhytje/off-road/bicikleta, ski, etj) me instruktor z.Vladimir Dedndreaj.
Kursi synon përgatitjen teorike dhe praktike të guidave turistike për specialitete të veçanta, si një nga llojet e guidave turistike më të kërkuara në treg gjatë gjithë vitit.
Universiteti Barleti është i akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë me urdhër nr.517, datë 24.01.2017 për certifikimin e Udhërrëfyesit Turistik (kombëtar, lokal dhe të specialitetit të veçantë). Gjatë këtyre viteve Universiteti Barleti ka formuar në mënyrë profesionale mbi 150 udhërrëfyes turistik të cilët janë mjaft të suksesshëm në tregun e punës në vendin tonë.
