
Departamenti i Drejtësisë më datë 05.12.2023 organizoi leksionin e hapur me temë "Drejtësia me Ndërmjetësim", efektet pozitive në sistemin e Drejtësisë Shqiptare.
E ftuar nderi Drita Avdyli, Kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit i prezantoi studentët me një sërë arsyesh se përse në rastet e një konflikti, individi mund të zgjedhë që t’i shuajë me anë të ndërmjetësimit pa pasur nevojë që të përfundojë në dyert e gjykatës.
“Me Ndërmjetësim nuk ka humbës dhe as fitues, por me të arrihet një kompromis midis palëve dhe në një zgjidhje e cila u kursen personave në konflikt interesi, kohë, para dhe durim e ndahen me fitore duke mbajtur marrëdhënie normale me njëri-tjetrin”, – thotë zonja Drita Avdyli.
Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit funksionon në Shqipëri që prej vitit 2013 dhe tashmë me një eksperiencë 10 vjeçare ka arritur të krijoi një kulturë të njerëzve për t’u drejtuar edhe tek Ndërmjetësuesit, përveç avokatit.
Studentët e Drejtësisë, por jo vetëm morën informacionin e nevojshëm se si mund të bëhen ndërmjetësues në të ardhmen, përmes një kursi një-vjeçarë, sigurisht referuar kushteve që kërkohen nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit.
