
Senatorët e Qeverisë Studentore realizuan takimin e radhës për planifikimin e aktiviteteve të fundit me klubet studentore dhe organizimin e Ballon e Fundvitit ku u ndanë rolet dhe përgjegjësitë për organizimin e eventit.
Gjatë takimit u diskutua mbi iniciativën e vazhdimit të traditës së Podcast ku studentë të ftuar me tematika të ndryshme do të trajtohen duke u drejtuar dhe menaxhuar nga vetë studentët.
Diskutimet vazhduan mbi shqetësimet dhe sygjerimet e senatorëve për përmirësimin e proçesit mësimor, si dhe gjallërimi i jetës studentore në vitin akademik 2023-2024, angazhimi në Klubet Studentore etj.
