
Departamenti i “Edukimit Fizik dhe Sporte” dhe “Klubi i Sportit dhe Rekreacionit” organizuan Kampionatin e Handbollit për vitin e dytë radhazi me pjesëmarrjen e studentëve nga të gjitha programet e studimit nën kujdesin e profesor Andrea Troja.
Me vlera të veçanta ishte pjesëmarrja e maturantëve nga gjimnazi “Qemal Stafa” të cilët realizuan një lojë shumë të mirë duke arritur deri në finale.
Triumfues të kampionatit ishin studentët e programit të studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, viti 3 të cilët fituan me situatën e penalltive.
Asistuan në këtë kampionat stafi pedagogjik Andrea Troja, Altin Gorenxa, A.Xhafa, Kristi Shuli, Dritan Marku dhe Armand Cakalli dhe Sekretari i Përgjithshem i Federatës Shqiptare të Handbollit.
