Klubi Ligj dhe Qeverisje në bashkëpunim me Junior Achievement of Albania, në kuadër të programit “Debating Economics”, zhvilloi trajnimin e parë për studentët.
Përfaqësuese të Universitetit Barleti në trajnimin 2 ditor ishin studentët Ketrin Daka dhe Katerina Smaçi. Ky program ka si qëllim zhvillimin e aftësive debatuese të studentëve, nxitjen e mendimit kritik dhe të aftësive të tyre analizuese, zhvillimin e aftësive të të folurit në publik, si dhe nxitjen e vlerave demokratike.
Si pjesë e këtij programi, studentët do të përfshihen në kompeticione debati mes Universiteteve brenda vendit. Klubet më të mira do të përfshihen edhe në kompeticione debati ndërkombëtare.