
Eksperti amerikan dhe konsulenti me përvojë, Z. Dan Biles ndau përvojën e tij me studentët dhe pedagogë të Universitetit Barleti.
Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë, organizoi më datë 30.11.2023 leksionin e hapur me temë: “Lidershipi dhe menaxhimi strategjik në biznese e organizata” nga Z. Dan Biles.
Në këtë leksion, pedagogët dhe studentët përftuan nga përvoja e gjatë e Z.Biles me fokus ndikimin e liderit në suksesin e organizatave apo strategjitë e reja të udhëheqjes, në epokën e zhvillimeve të hovshme teknologjike.
Z. Dan Biles është fituesi i çmimeve ndërkombëtare në çdo hap të rrugëtimit të karrierës së tij, si menaxher i arrirë kryesisht në nivelin e qeverisjes vendore dhe oficer ushtarak i dekoruar në udhëheqjen e suksesshme të ekipeve profesionale, ndau me të pranishmit veç koncepteve teorike, edhe raste nga praktika, të cilat i ka hasur në përvojat e tij të pasura dhe sfiduese.
