
Studentët e Departamentit të Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës patën mundësinë të ndiqnin leksionin e hapur nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë Amerikane, Z. Gran Van Cleve, njëkohësisht sipërmarrës global.
Më datë 13 dhjetor 2023, në orën 11:00, në një leksion të hapur me studentë dhe pedagogë, Kryetari i Dhomës së Tregtisë Amerikane foli për potencialet e mëdha që ofron Shqipëria për zhvillimin në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, gjithashtu inkurajoi studentët të investonin për të dhënë një kontribut në vendin e tyre.
Shqipëria luan një rol të veçantë në përfshirjen e tij ndërkombëtare, ku ai ka kryer veprimtari bamirësie dhe biznesi që nga viti 1991. Nisma e tij më e fundit është krijimi i një dege, të shkollës prestigjioze Holberton për programim në Tiranë.
Z. Van Cleve renditet rregullisht në OC50, lista e 50 influencuesve më të rëndësishëm të Orange County, Kaliforni.
