
Në datën 12.12.2023, Klubi ICT organizoi një diskutim të hapur me moderatore Prof.Asoc.Dr. Genta Rexha. Pjesëmarrës ishin studentët e informatikës, programit profesional TIK dhe maturantë, të cilët ndanë përvojat dhe pikëpamjet e tyre mbi ndikimin e zhvillimit teknologjik në jetën e tyre të përditshme.
Temat e diskutimit bazoheshin mbi përfitimet dhe sfidat e teknologjisë, përmirësimin e efikasitetit në punë, ndikimin në marrëdhëniet shoqërore dhe sfidat e sigurisë në internet.
Diskutimi gjithashtu u fokusua në rrezikun e kriminalitetit në internet, duke përfshirë çështje si vjedhja e identitetit dhe atakimet në rrjetet sociale. Qëllimi i aktivitetit ishte që studentët të kuptonin impaktin e zhvillimit teknologjik në jetën e tyre të përditshme dhe t'i përgatiste ata për sfidat dhe mundësitë që teknologjia sjell.
