
Në datë 06.12.2023, Departamenti i Informatikës organizoi një sesion informues për nxënësit dhe maturantët e qytetit të Fierit.
Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani, si Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative, bashkë me Prof. Asoc. Dr. Genta Rexha, ndanë me pjesëmarrësit detaje të rëndësishme lidhur me programin Informatikë e Aplikuar dhe Shkencave Kompjuterike të ofruara nga Universiteti Barleti.
Koordinatorët e Klubit ICT prezantuan aktivitetet e ardhshme për pjesëmarrësit, duke përfshirë diskutime teknologjike, workshope, hackathone, leksione të hapura, game jams, dhe shumë të tjera.
Qëllimi ishte të stimulonin angazhimin e të rinjve në këto aktivitete dhe të kontribuonin në rritjen e njohurive të tyre në fushën e informatikës.
