
Klubi i Vullnetarëve të UniBa ka menduar të zhvillojë disa aktivitete humane me qëllimin madhor; krijimin e një bote më të mirë e me më pak varfëri dhe vuajtje.
Ky organizim kërkon aktivizimin vullnetar të të gjithë studentëve barletas, alumni, stafit etj., për grumbullimin e sa më shumë veshjeve, ushqimeve, librave dhe lodrave për fëmijët në mënyrë që t’u vijnë në ndihmë të familjeve në nevojë të identifikuar nga studentët.
Ndihmat mund t’i dorëzoni pranë Zyrës së Dekanes së Studentëve deri më datë 4 dhjetor!
Ju mirëpresim!
