Me datën 16 maj, 2015 në mjediset e kampusit 2 të “ Universiteti Barleti” u zhvillua testimi i gjuhës angleze, konform testeve të standardizuara të kompanisë së mirënjohur ndërkombëtarisht “Pearson Test of English”.
Ky proces u administrua nga Qendra e Trajnimit dhe Testimit “Barleti” (BTTC). Në këtë proces morën pjesë 17 veta, nga të cilët 8 u testuan për nivelin B1, 4 veta për nivelin B2 dhe 5 për nivelin C1.
Të tria nivelet e testimit janë në përputhje me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve për Gjuhët e Huaja, ndërsa dëshmia që lëshon kompania “Pearson”, me qendër në Londër, njihet zyrtarisht në Shqipëri, në vendet e BE-së dhe ka vlerë të përhershme.
Procesi i testimit më gojë u drejtua nga pedadogu i njohur i gjuhës angleze në Shqipëri, prof. Gëzim Hadaj në rolin e vlerësuesit, prof. Vangjel Lili në rolin e intervistuesit, të cilët janë të akredituar zyrtarisht për këtë shërbim arsimor nga kompania “Pearson”, ndërsa provimi me shkrim u mbikëqyr nga znj. Diantina Zuna në rolin exam officer.
Ftojmë të gjithë të interesuarit që vijojnë studimet master dhe ato të doktoraturës, si dhe ata që aspirojnë një mësim bashkëkohor dhe të frytshëm të gjuhës angleze, të kontaktojnë në adresën e e-mail [email protected] për t’u përfshirë në trajnimin dhe testimin e gjuhës angleze me standarde ndërkombëtare në muajin dhjetor.
