
PhD (C) Besart Hyseni zhvilloi një leksion të hapur më datë 22.11.2023 mbi Analizën e të Dhënave përmes programit SPSS. Në këtë leksion, të mbajtur pranë Universitetit Barleti ai ndau me pjesën e te pranishmëve të dhënat e mbledhura për tezën e tij të doktoraturës, duke i dhënë mundësinë pjesëmarrësve të implementonin këto të dhëna në programin SPSS dhe të analizonin rezultatet statistikore.
Ky leksion shërbeu si një platformë e shkëlqyer ku studentët dhe stafi të njiheshin jo vetëm me ekspertizën e PhD (C) Besart Hyseni në fushën e Analizës së të Dhënave, por gjithashtu kishin rastin të shqyrtonin një punim të detajuar të doktoraturës. Ky leksion I hapur ofroi një perspektivë te re të metodologjisë së analizës së të dhënave, duke stimuluar një interes tek te pranishmit për përdorimin e kësaj disipline në hulumtim dhe analizimin e te dhenava per punime të tjera shkencore.
