
Në datën 17.11.2023, në ambientet e Universitetit Barleti, u prezantua projekti”Optimizimi dhe rritja e produktivitetit me anë të masave të efiçencës të energjisë në godinat dhe linjat e prodhimit të kompanisë FIX Pro sh.p.k ” në bashkëpunim me kompaninë FIX PRO.
Financimi nga AKKSHI, në kuadër të financimeve për Projekte që vijnë si bashkëpunim i Universitetit me Biznesin. është shprehi e sinergjisë që duhet të krijohet nëpërmjet projekteve midis Akademisë-Biznesit-Qeverisjes.
Projekti inovativ rreth eficencës së energjisë dhe nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi më të gjerë thekson lidhjen e fortë dhe përkushtimin ndajinovacionit të UniBa dhe FIX PRO .
Qëllimi i kësaj marrëveshje midis UniBa dhe FIX PRO, si një finalist i SDG Business Pioneers Award Albania 2023(UNDP Albania), është të krijojnë modele të reja drejt një ardhmeje më të qëndrueshme!
