
Departamenti i Arkitekturës dhe Industrive Kreative organizon një leksion të hapur me kuratorët e Pavijonit të Shqipërisë në Bienalen e Venecias, Era Merkuri dhe Martin Gjoleka.
Kujtojmë se në Bienalen e Venecias morën pjesë edhe studentët e vitit të parë të Arkitekturës të Universitetit Barleti, duke përjetuar një eksperiencë unike.
Jeni të ftuar të merrni pjesë për të dëgjuar ligjeratat e ekspertëve të fushës së arkitekturës në datë 22 Nëntor 2023, ora 11.00 tek Salla Forum Theater.
