
Momente nga hapja e ekspozitës së fotografisë "Kioska - Arkitektura e Përkohshme dhe Mjediset e Jetës Sociale në Bregdetin Shqiptar" nga Robert Pichler, me kurator Saimir Kristo në Galerine e Arteve Pamore "Vilson Kilica", Fier.
Kioska është një projekt për arkitekturën e përkohshme dhe mjediset e jetesës në bregdetin shqiptar. Ndërtesat e ngritura në zona ende të pazhvilluara të bregdetit për qëllime turistike informale përfaqësojnë një kulturë shumëdimensionale të improvizimit që i referohet kalimit nga shteti i mbikqyrjes komunist në një ekonomi tregu të shfrenuar. Arkitektura, materialet prej të cilave janë ndërtuar, pozicionimi dhe dimensionet, elementet stilistike dhe ngjyrat, të gjitha tregojnë për një ndërthurje unike të “arkitekturës së gjallë” që po zhduket ndërsa turizmi vazhdon të zhvillohet dhe të pushtojë bregdetin.
Kioska dokumenton këtë tranzicion dhe duke bërë këtë, vështron edhe mënyrën e jetesës së njerëzve në dhe nga këto zona periferike. Duke bërë këtë, ajo gjithashtu shikon mënyrat e jetesës së njerëzve në dhe nga këto zona margjinale.
Përveç kësaj, projekti trajton çështje të ekologjisë, marrëdhënieve të pronësise, migrimit dhe marrëdhënieve të shumta emocionale me bregdetin dhe detin.
Ky projekt është mbështetur nga: Ambasada Austriake Tirana, Raiffeisen Invest, Universiteti BARLETI, Fondi i Arkitekturës në Shqipëri, dhe Tirana Trienale.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 20.11.2023.
