
Departamenti Shkencave Mjekesore teknike me praninë e Lektor Msc.Kleton Kadillari zhvillon trajnim teoriko-praktik mbi Ultratingujt, Shock Wave dhe Tecar terapia!
Trajnimi ka në fokus zhvillimin e njohurive për përdorimin sa më efikas të terapive instrumentale në fizioterapi, kombinimet dhe teknikat e reja të përdorimit të tyre në bazë të studimeve shkencore.
Në fund të trajnimit studenti do të jetë i aftë të njohë efektet e paisjeve, të programojë në mënyrë të pavarur frekuencat dhe potencat e aparatit për të përfituar efektet e dëshiruara në bazë të patologjive të ndryshme që mund të ketë në trajtim.
