Të Nderuar Studentë të UB-s:
Mirë se vini në Universitetin Barleti! Unë jam shumë i gëzuar dhe i emocionuar t’ju mirëpres sot në këtë ditë të parë të universitetit për ju. Duke zgjedhur UB-në ju keni zgjedhur një universitet që ofron një gamë të gjerë programesh studime Bachelor, të gjitha të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si edhe Master Shkencor, Profesional dhe Profesional-Ekzekutiv, resurse të ndryshme, mundësi për punë kërkimore, aktivitete sportive të niveleve të larta, si edhe një profesorat të talentuar për t’ju dhënë ju një përvojë arsimore me cilësi që është sa sfiduese aq edhe diverse dhe e dobishme. Programet tona të studimeve universitare të nivelit të parë dhe të dytë mbështeten tërësisht në kërkesat dhe rekomandimet e Kartës së Bolonjës duke synuar t’i japin studentit njohuri të mjaftueshme për t’u orientuar drejt dhe shpejt në tregun e punës, brenda dhe jashtë vendit, si edhe duke garantuar njohjen dhe transferimin e krediteve që do ti siguronte atij studimin dhe arsimimin në vazhdimësi. Dy kampuset tona, i dyti i sapo inaguruar me infrastrukturë dhe teknologji bashkëkohore, janë shtëpia e një komuniteti akademik pedagogësh dhe studentësh të cilët cojnë përpara njohuritë, kanë arritje intelektuale, bashkëpunojnë midis disiplinave, dhe adresojnë sfidat sociale përmes angazhimit me komunitetin.
Ne kemi një vizion të një lloji të ri institucioni akademik - një institucion që mund ti shërbejë kohërave dhe nevojave të vendit, që puna jonë në fushën e edukimit në biznes, ekonomi, shkencat humane, shkencat sociale dhe drejtësi të arrijë njerëzit në të gjithë vendin e më gjerë. UB-ja ka një sfidë por po aq edhe një mundësi unike dhe një detyrim ndaj shoqërisë për të bërë një diferencë kritike duke krijuar risi, duke nxitur ekonominë dhe duke arsimuar cilësisht një plejadë njerëzish përgjatë gjithë spektrit të shoqërisë në fusha për të cilat vendi dhe tregu ka më shumë nevojë. është besimi dhe sfida ime si i sapo ri-emigruar, si edhe e UB-s, që ne duhet të krijojmë një armatë njerëzish me vizion, ideale, integritet dhe zotësi, që të mos lejojmë që antivlera të mundi vlerën! UB është koshiente se edukimi është një mbrojtës më i mirë i lirisë se sa një ushtri, se edukimi është shpirti i shoqërisë që kalon nga një brez në tjetrin, është ai që synon të zëvendësojë një mendje boshe me një të hapur, të kthejë pasqyrat në dritare. Kjo është pikërisht edhe sfida jonë, të kontribuojmë që edukimi që ne japim të bëjë pikërisht këtë. Në adresimin e kësaj sfide, ne bazohemi në një vizion e angazhim ndaj ekselencës, inovacionit, integritetit, cilësisë, profesionalizmit, bashkëpunimit kombëtar e ndërkombëtar dhe shërbimit ndaj komunitetit.
Ne vazhdimisht përballemi me sfida - se si i shohim ato na përcakton ne! A zgjedhim ti shohim ato si shkallë për tu ngritur apo si pengesa? Ne në UB zgjedhim për ti parë sfidat si shkallë në ngjitje, si oportunitete që ne kemi hasur gjatë rrugës, që janë për ne për ti përdorur, për të ecur mbi to, në mënyrë që ne të mund të arrijmë më shumë. Shkallët ngjitëse janë këtu në UB. Rezultatet e para, reputacioni ynë e dëshmon këtë, etika e punës sonë, strukturimi unik i universitetit e konfirmon këtë, vizioni ynë e mbështet këtë.
Unë ju inkurajoj që të investigoni UB-në në këto javë e muaj të parë. Unë jam i nderuar t’ju mirëpres në UB dhe ju uroj gjithë të mirat për një përvojë universitare të frytshme dhe qëllim përmbushëse si edhe ju ftoj tNULLi bashkoheni angazhimit tonë për ta fituar këtë sfidë.
Prof. Dr. Dritan Zela
ProRektor për Çështjet Akademike
Tiranë, 11 tetor, 2010
