
Studentët e "Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente", shoqëruar nga stafi akademik, kanë zhvilluar një guidë turistikë në fshatin Prekal apo siç njihet ndryshe “Bukuroshja e fjetur e alpeve shqiptare”.
Prekali, ndonëse akoma është një zonë e pazhvilluar, disponon një potencial të lartë të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm (ekoturizmit) shumë afër qytetit te
Shkodrës.
Studentët e vitit të dytë prezantuan aftësimin e tyre profesional, duke hartuar itinerarin dhe udhëhequr grupin.
Itinerari turistik:
- Nisja nga Tirana - Ora 06:45
- Ndalesë dhe vizitë e shkurtër në pedonalen e qytetit të Shkodrës- 09:00-10:00
- Ndalesë në Urën e Mesit -10.30
- Vizitë në kanionin piktoresk të Prekalit
- Fshati Prekal-shpella e Zhylës
Udhëtimi studimor nuk kishte si të përfundonte më bukur se në fshatin Zogaj me shijimin e gatimit tradicional dhe kulturës autentike vendase!
Ky udhëtim ishte një motivim dhe për studentët e vitit të parë në Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente, për karrierën që i pret në të ardhmen!
