
Faleminderit që u bashkuat me ne në një bisedë frymëzuese me Matilda Pando, Presidente e Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë dhe Themeluese/Drejtuese e MATT ARCHITECT & ASSOCIATES!
Matilda Pando, Presidente e Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë, ndau përvojën dhe pasionin e saj për arkitekturën. Znj. Pando është vazhdimisht aktive në skenën ndërkombëtare të arkitekturës, duke marrë pjesë në projekte të njohura si 'Vila Mira', e nominuar për çmimet Mies Van der Rohe dhe Aga Khan.
Një falenderim i veçantë për të gjithë studentët që morën pjesë dhe ndoqën këtë moment të shkëlqyer të njohurive arkitektonike!
