
Jemi krenarë tju njoftojmë se Universiteti Barleti është nderuar me nominimin për çmimin evropian si Universiteti i Parë në Shqipëri për Avancimin e Aftësive Digjitale tek Mësuesit e Rinj 2023, nëpërmjet "E-Twinning for Future Teachers Awards 2023"
Kjo njohje prestigjioze nga Bashkimi Europian rikonfirmon dhe garanton standardet dhe cilësinë akademike të Universitetit Barleti, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën evropiane dhe hap siparin e një bashkëpunimi të ri me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Drejtorinë e Projekteve, duke na pozicionuar si udhëheqës në promovimin e modelit të duhur për Shqipërinë në fushën e aktiviteteve dhe punës për zhvillimin e aftësive digjitale në arsim.
Për shumë vite, Universiteti Barleti ka qenë një institucion i arsimit të aplikuar dhe elitar, duke u ofruar studentëve mundësinë reale për të zhvilluar aftësi dhe njohuri që përputhen me standardet e Bashkimit Europian.
Ne jemi të përkushtuar ndaj ndërkombëtarizmit dhe pranimit të tendencave më të reja dhe bashkohore në fushën e profesionit dhe karrierës së studentëve tanë.
Lexo më shumë këtu - https://school-education.ec.europa.eu/en/insights/news/etwinning-future-teachers-european-award-2023-nominated-initial-teacher-education
