
Në mjediset e Universitetit “Barleti” u zhvillua takimi përgatitor me trajnerët e Programit të Shkollës së Drejtorëve për vitin akademik 2023-2024. Takimi u organizua nga Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional që ka përgjegjësinë institucionale për zhvillimin e këtij programi. Ky është brezi i gjashtë që do të trajnohet dhe me trajnerët u diskutuan pikat e forta dhe nevojat për përmirësim të vijueshëm lidhur me ofrimin e një shërbimi cilësor për grupet e reja të aspirantëve për drejtues të institucioneve arsimore, parauniversitare. Në takim trajnerët diskutuan rreth mjediseve dhe infrastrukturës së trajnimit, për mjetet didaktike, por me rëndësi ishin diskutimet dhe ndarja me njëri-tjetrin e përvojave të mira që trajnerët e grupeve dhe ata individual (coach) kanë krijuar gjatë viteve në këtë proces.
Me datë 3 Nëntor 2023 ora 15:00 fillon tremestri i parë i këtij programi në mjediset e Universitetit “Barleti” sallat 028 dhe 029 në kampusin 2 Selitë.
Programi mbështetet dhe është nën kujdesin e CSL (Shkolla e Drejtorëve) Tiranë.
