
Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Universitetit Barleti, u bënë pjesë e aktivitetit të veçantë në kuadër të Ditës Botërore të Larjes së Duarve (15 tetor) dhe Ditës Botërore të Shëndetit të Shtyllës Kurrizore (16 tetor).
Një leksion me rëndësi të veçantë për kohën ku jetojmë. Pandemia me të cilën njerëzimi u përball vite më parë, tregoi se sa e rëndësishme ishte higjiena e duarve. Gjithashtu ekspozimi i tepërt ndaj mjeteve teknologjike dhe puna në kompjuter sjell nevojën e një kujdesi dhe ndërgjegjësimi për kujdesin e shtyllës kurrizore.
Departamenti i Shkencave Mjekësore Teknike, pranë Universitetit Barleti, zhvilloi këtë leksion të hapur, ku qëllimi i tij ishte ndërgjegjësimi në lidhje me rëndësinë e të kujdesurit për shëndetin, fokusuar në kujdesin e të pasurit një shtyllë kurrizore të shëndetshme dhe ndikimin e larjes së duarve në shëndet.
Leksioni u referua nga pedagoget e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Msc. Kujtime Vakëflliu dhe Msc. Jola Xharo.
"Laj duart! Shpëto jetë!","Lëviz shtyllën kurrizore! Rri drejt! Duku bukur!", ishin disa nga mesazhet që u përcollën gjatë këtij leksioni, në dukje të thjeshtë, por me një rendësi të veçantë në shëndetin tonë.
