
Mirë se vini Barletas!
Për të gjithë ne nis sot një vit i ri akademik.
Në këtë fillim viti akademik 2023-2024 ambientet e Universitet Barleti u gjallëruan me praninë e qindra të rinjve, të cilët mes shumë zgjedhjeve, na besuan formimin e tyre profesional.
Rektorja e Universitetit Barleti, Prof. Dr. Suzana Guxholli përshëndeti në një takim të veçantë për studentët e vitit parë, Barletasit e rinj, të cilët mes emocionesh dhe kurioziteti nisën sot një rrugëtim të rendësishëm.
“Jetojmë një kohë shumë sfiduese, ku së fundmi jemi përballur me shumë sfida, të gjithë jemi të shqetësuar për vitet e ardhshme, ndaj bashkimi në këto salla, udhëtimi drejt dijes ju bën juve qytetarë, luftëtarë, profesionistë, të vendosur për rrugën drejt profesionit.
Për ne është fat tju kemi sot këtu për tu drejtuar në një fazë tjetër të jetës, së bashku.
Gjithashtu është fat të jeni pjesë e Universitetit Barleti, si një universitet aplikativ që përpiqet t’i paraprijë tendencave të kohës”, theksoi ndër të tjera Rektorja e UniBa Prof. Dr. Guxholli.
Rruga jote e dijes fillon sot si një Barletas…Të bindur që së bashku do të hedhim hapin e madh për një karrierë të sigurt
