
Me ftesë nga Bashkia Tiranë, MSc. Rajmonda Lalaj, pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin “Barleti”, dhe anëtare e Bordit të Kërkimit Shkencor në Infermieri, mori pjesë në aktivitetin e sensibilizimit për parandalimin e kancerit të gjirit, ditën e hënë me dt. 02.10.2023 në orën 18:00.
Në këtë aktivitet kishte një sërë të ftuarish mes të cilëve, mjekë të shërbimit të Onkologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pedagogë si dhe profesionistë të fushave mjekësore.
MSc. Rajmonda Lalaj diskutoi mbi rëndësinë që ka kapja e hershme e kancerit të gjirit nën moton: “Sensibilizo, parandalo dhe vetë – kontrollo!”
