Pas thirrjes së Shoqatës së Universiteteve Evropiane për t’u solidarizuar në ndihmë të viktimave të sulmit makabër në niversitetin “Garissa” në Kenia, ku humbën jetën 147 studentë të pafajshëm, “Universiteti Barleti” u solidarizua duke vijuar apelin njerëzor për të ndaluar të gjithë aktet e dhunshme në ambientet universitare, kundër studentëve dhe lirive akademike me një minutë heshtje dje në datë 27 prill 2015 ora 12.00.
Në të gjitha auditoret për një minutë u ndalua mësimi dhe studentët së bashku me stafin akademik mbajtën një minute heshtje. “Universiteti Barleti” solidarizohet të kontribuojë dhe në të ardhmen në mbrojtjen e të drejtave universale të secilit student dhe grup studentor.
