Më datë 29 maj 2023, Klubi i Psikologëve në bashkëpunim me Dr. Erion Kristo ftuan për një leksion të hapur Drejtorin e Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve
Shoqërore, z. Astrit Hado. I ftuari foli për gjithë skemën e sigurimeve shoqërore, qysh në kohërat kur u konceptua deri më sot. Ai shpjegoi gjerë e gjatë mënyrën sesi funksionon skema, të mirat dhe problematikat përkatëse.
Studentët e pëlqyen shumë leksionin dhe frymën që përcillte i ftuari special. Ata bënë dhe pyetje, ndërkohë që koha fluturonte me shpejtësi, ndërsa shifrat,
konceptet dhe realitetet bëheshin të prekshme në sytë e tyre.