Në kuadër të projektit që Instituti i Studimeve Politike zhvillon me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme. Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, dhe në bashkëpunim me Klubin “Ligj dhe Qeverisje” të Universitetit Barleti u zhvillua një veprimtari e rëndësishme në Universitetin Barleti.
Në kuadër të projektit, Prof. Dr. Ervin Karamuço foli për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut dhe veçanërisht të votuesve të rinj, siç janë dhe studentët, dhe për praktikat më të mira të zgjedhjeve. Në takim mori pjesë dhe Dr. Erion Kristo, koordinator i klubit. Ai foli për pjesëmarrjen e akademikëve dhe studentëve në zbatimin e reformës zgjedhore dhe në rritjen e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri. Studentët bënë pyetje dhe komente për veprimtarinë.