Ditën e hënë, dt. 22 maj 2023, “Klubi i Psikologëve" i Universitetit Barleti zhvilloi një leksion të hapur lidhur me krimin e adoleshentëve dhe ndikimin e krimit në shoqëri dhe familje. Takimi u zhvillua si pjesë ciklit të leksioneve të lëndës “Sociologjia e Familjes”. Në takim mori pjesë dhe znj. Ardiola Bodinaku, koordinatore e departamentit. Dr. Erion Kristo foli për nevojën që shoqëria ka për të vënë nën kontroll problematikat që lidhen me moshat e reja. Prof. Dr. Ervin Karamuço foli për mekanizmat kontrollues që ka shoqëria për të parandaluar ngjarje të rënda, si ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit. Studentët e pëlqyen shumë leksionin dhe kërkuan që herë tjetër të ishte më i gjatë dhe me më shumë hapësirë për pyetje dhe komente.