Ditën e mërkurë, dt. 10 maj 2023, Instituti i Studimeve Politike në bashkëpunim me Ambasadën Britanike dhe Klubin “Ligj dhe Qeverisje” të Universitetit Barleti zhvilluan një veprimtari lidhur me zgjedhjet vendore mbi “Integritetin e zgjedhjeve dhe qëndrueshmërinë e partive politike”.
Në takim morën pjesë ekspertë të njohur dhe pedagogë të UniBa-s. Dr. Erion Kristo foli për zgjedhjet dhe nevojën që të rinjtë kanë për të përcaktuar tonalitetin e shoqërisë që duam të ndërtojmë duke mos u pajtuar me mungesën e integritetit të personaliteteve politike. Prof. Dr. Bajram Yzeiraj foli për dekriminalizimin e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Prof. Dr. Ervin Karamuço foli për qëndrueshmërinë dhe integritetin e partive politike dhe për mesazhet e rëndësishme që jepen në një palë zgjedhje. Studentët bënë pyetje dhe komente për veprimtarinë.