U nënshkrua më datën 04.03.2015 në Tiranë, marrëveshja e bashkëpunimit midis “Universiteti Barleti” dhe Kolegjit Internacional Prizren. Kjo marrëveshje vjen në kuadër të bashkëpunimeve institucionale rajonale dhe mbarëkombëtare e Evropiane që “Universiteti Barleti” po kryen.
Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi i ndërsjellët në sferën shkencore, mësimore e bibliografike e angazhimi për formime të përbashkëta, duke parashikuar shkëmbime të pedagogëve dhe studentëve si dhe pjesëmarrje në projekte rajonale dhe evropiane ne zhvillimin e arsimit te lartë dhe kërkimit shkencor.
