Kanë përfunduar sot finalet e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit ndërmjet Universiteteve Shqiptare organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar.
Për herë të dytë "Universiteti Barleti" shpallet Kampion Kombëtar në këtë aktivitet masiv dhe shumë të rëndësishëm për jetën studentore në vendin tonë.
Pas një gare të gjatë prej disa muajsh, ndeshjesh të bukura dhe me rivalitet, Barleti arkivon titullin Kampion në volejbollin e femrave por jo vetem kaq, sepse në përfundim të aktivitetit u shpallën edhe:
1. Lojtarja më e mirë e turrneut, u shpall studentja e Barletit Klea Kodra.
2. Traineri më i mirë i aktivitetit u shpall pedagogu i Departamentit të "Edukimit Fizik dhe Sporteve", Altin Gorenxa
Bravo vajzave dhe stafit Barletas për këtë trofe të fituar.
Si gjithmone sporti dhe në veçanti volejbolli i vajzave ka qene, është dhe do të mbetet një krenari për Universitetin Barleti!