Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës dhe Klubi i Sipërmarrjes, në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Gruas zhvilluan aktivitetin "Be Inspired | Do Great Things"
Një aktivitet i zhvilluar për vajzat nga vajzat, me qëllim nxitjen dhe mbështetjen e sipërmarrjeve që vijnë nga vajzat dhe gratë. Në këtë aktivitet studentet patën mundësinë të njihen me Evis Kodra: Drejtore e përgjitshme në Royal Hill, KARE Design, anëtare e Women Economic Chamber, dhe Merita Mucaj: Themeluese & CEO e Futura Dent.
Zonjat ndanë eksperiencat e tyre dhe dhanë këshilla sesi në sipërmarrje do të duhet shumë punë, këmbëngulje dhe përkushtim për të qenë të sukseshme. Në përfundim të takimit për të gjitha studentet u ofrua mundësia e zhvillimit të praktikave të punës në sipërmarrjet që këto zonja drejtojnë.