Dita 3 - Klubi i Sipërmarrësit Barletas, aktivitete në kuadër të javës Botërore të Inovacionit dhe Kreativiteti
Dita finale e javës së Inovacionit dhe Kreativiteti, e zhvilluar nga Klubi i Sipërmarrjes nën mentorimin e koordinatores Ana Shkreta, ishte një ditë dedikuar aktiviteteve të krijuara nga vetë studentët.
Një panel i ngritur nga studentë të cilët shfaqën prezantimet e zhvilluara nën sloganin: “Inovacioni dhe Kreativiteti në sytë e studentëve”. Prezantimet dhe punimet preknin inovacione të ndryshme, ku tregonin si lindën, si u zhvilluan dhe të mirat që sollën për njerëzimin.
Në pjesën e dytë të aktivitetit një debat i zhvilluar në formatin Karl Poper, krijoi një energji pozitive dhe diskutime edhe ndërmjet studentëve të cilët ndiqnin debatin.
A janë studentët që përfundojnë studimet në ekonomik më të predispozuar për të qenë më të korruptuar në tregun e punës apo jo?, ky ishte diskutimi i cili i debatuar nga vetë studentët e ekonomikut i dha shumë ngjyra debatit.