Dita 2 - Klubi i Sipërmarrjes aktivitete në kuadër të javës Botërore të Inovacionit dhe Kreativiteti
Dita e dytë e javës së Inovacionit dhe Kreativitetit, e zhvilluar nga Klubi i Sipërmarrësit Barletas nën mentorimin e kordinatores Ana Shkreta, zhvilluan një sesion dedikuar motivimit dhe zhvillimit të kreativitetit.
I ftuar Jonel Kristo i diplomuar në Universitetin e Wisconsin, Oshkosh me MBA dhe më parë me diplomë Bachelor në Ekonomik në 2009. Ai është Drejtor Ekzekutiv në ISN Albania. Më parë ka punuar si zhvillues projektesh për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe ekonomist i Bankës Qendrore të Shqipërisë. Joneli është trajner i certifikuar nga Qendra për Lidership Kreativitet, i fokusuar në fusha si lidershipi, menaxhimi i suksesit dhe delegimi. Që nga viti 2012, Joneli zhvillon dhe trajnon modulet e tij.
Në Universitetin Barleti, Joneli zhvilloi një sërë lojrash dhe teknikash, për të zhvilluar sensin e bashkëpunimit, ndërveprimit, drejtimit dhe motivimit tek studentët.