Dita 1 - Klubi i Sipërmarrësit Barleti aktivitete në kuadër të javës Botërore të Inovacionit dhe Kreativiteti
Klubi i Sipërmarrësit, në kuadër të javës së Inovacionit dhe Kreativiteti, zhvillon një diskutim të hapur lidhur me inovacionin, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, tendencat e zhvillimit të tregut dhe si të rinjtë bëhen promotor dhe nxitës të inovacionit.
Nën drejtimin e asistente lektores Ana Shkreta dhe lektor Dr. Rezart Prifti, përtej diskutimeve të ndryshme lidhur me Inovacionin, studentët diskutuan dhe për filmin “A Beautiful Mind”, një biografi e matematicienit John Nash, Laureat i Nobelit në Ekonomi, i cili me Teorinë e tij të Lojës, hapi rrugë zhvillimit të shumë teorive ekonomike. Një film ky, që bën bashkë, kreativitetin, inovacionin, ekonominë dhe shkencën, ngjalli diskutime dhe angazhim të studentëve.
Nash: The only thing greater than the power of the mind is the courage of the heart.