Përgjatë javës 6-8 Prill 2023 u mbajt “Panairi ndërkombëtar i Turizmit” organizuar nga ExpocityAlbania. Më datë 8 Prill në ditën e përmbylljes së këtij panairi u organizua “Sustainable Tourism Ideation Hackathon” Edition 2.
Universiteti Barleti u përfaqësua nga studentët e “Menaxhim Turizmi, Rekreacion dhe Evente” me projektin “Paketë turistike për zonën e Prekalit” nën kujdesin e drejtueses së departamentit Dr. Florina Pazari. Detyra e konkurrentëve pjesëmarrës ishte realizimi i “Paketës Turistike më tërheqëse”, e cila respekton edhe standartet e turizmit të qëndrueshëm.
Ky konkurs erdhi si një mundësi për t’i ofruar të rinjve të apasionuar pas turizmit, naturës dhe mjedisit një mjedis krijues për paketën turistike më tërheqëse për të gjithë turistët, apo zgjidhje të tjera në fushën e turizmit duke shpalosur zgjidhje inteligjente për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Pas një prezantimi me emocione dhe dinjitoz nga studentët, e cila u vlerësuar nga juria dhe audienca, për të gjithë pjesëmarrësit u shpërndanë çertifikatat e pjesëmarrjes.